Botërore Dërgesa në Shqipëri, Kosovë, Europë & SHBA | Skica Dixhitale me Shkarkim të Menjëhershëm
Mirësevini në Botën e Stilistëve • Est. 2016

Nga ideja në mendje, në letër dhe në veshje elegante.

Krijuar me përkushtim, saktësi dhe dashuri për këdo që dëshiron të realizojë veshje unike. Patronet tona janë 95% të gatshme me formula ekzakte dhe 10 masa të testuara për ta kthyer prerjen në një proces prej vetëm pak minutash.

10
Masa (XS - 6XL)
95%
Proces i Gatshëm
10+
Vite Eksperiencë
10 MASA
TESTUAR
★ 2016 ★
Patron Dress: Modeli Parisien
Skicë Teknike
Formati Fizik & Dixhital € 35.00

Ku Mund t'i Përdorni Patronet Tona?

Përdorimet janë të gjera në bazë të llojit të aktivitetit tuaj. Struktura e vështirë është e ndërtuar nga ne — ju vetëm krijoni dhe shisni.

01

Për Shitje Online

Ndërtoni koleksione të standardizuara me shpejtësi marramendëse. Masat tona janë testuar me qindra blerëse për përshtatje ideale.

02

Për Zotërues Butiqesh

Ofroni modele unike me prerje profesionale direkt në raftet tuaja pa shpenzuar ditë të tëra në modelim nga e para.

03

Linja Prodhimi & Fasoneri

Gradacion i përsosur nga XS deri në 6XL i gatshëm për prerje në seri dhe fabrikim të shpejtë me zero humbje metrazhi.

04

Krijime Vetjake & Pasion

Për ju që keni pasion modën dhe dëshironi të qepni fustane madhështore për veten apo të dashurit tuaj me saktësi milimetrike.

Koleksioni i Zgjedhur

Përshtatni Patronin me Masat Tuaja Personale

Nuk mjaftojnë vetëm numrat bazë; me formulën tonë të saktë çdo skicë përshtatet 100% me trupin e klientes. Bëni pjesëtim me 4 për rrethin e gjoksit, belit dhe vitheve, më pas shtoni 1 deri në 2 cm tolerancë për liri lëvizjeje.

Formula Esi-Aria:
Kuadranti = (Perimetri Total ÷ 4) + Toleranca e Modelit (1-2cm)
Gjoksi / 4 + Liria
24.0 cm
Beli / 4 + Liria
18.5 cm
Vithet / 4 + Liria
25.5 cm
2016 — 2026 • 10 Vite Rrugëtim
"Gjysma e punës është dëshira për të realizuar një ëndërr. Gjysma tjetër janë gërshërët, makina qepëse, metri, libri, vullneti dhe puna juaj e përditshme."

Çdo tegel i parë ishte një sfidë, një sakrificë dhe një dashuri e pashtershme për profesionin e bukur të modës.

2016

Fillimi me një makinë të thjeshtë & qepje me porosi.

2023+

Themelimi i Akademisë, Botimi i Librit & Patronet në 10 Masa.

Nga Eksperienca te Edukimi i Gjeneratës së Re

Esi-Aria Academy u themelua në vitin 2016 nga një dëshirë e thjeshtë: të krijonim fustane magjepsëse dhe pasionin tonë ta kthenim në një profesion madhështor.

Gjatë një dekade kemi realizuar riparime, qepje me porosi, shitje online dhe fustane me qira. Suksesi i vërtetë nisi kur vendosëm që dijet, formulat dhe eksperiencën e akumuluar t'ua transmetonim vajzave dhe grave kudo në botë.

1
Mundësi Reale Profesionale

Çdo vajzë apo grua që ëndërron të bëhet stiliste të ketë mjetet e duhura ta kthejë këtë ëndërr në sipërmarrje fitimprurëse.

2
Vlerë Reale & Afatgjatë

Çdo produkt, libër dhe patron që ofrojmë të shkurtojë kohën e punës tuaj dhe të garantojë cilësi supreme për klientet tuaja.

Libri Profesional i Stilimit

I konceptuar si manuali më i plotë për çdo stiliste, libri përmban formulat gjeometrike dhe arkitekturën e ndërtimit të fustaneve, fundeve, pantallonave dhe jakave.

  • Formula të testuara për çdo perimetër trupi
  • Skica me hapa të detajuar nga fillestar te niveli master
  • Dërgesë fizike në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe SHBA

Kurset Fizike & Online

Mësoni artin e prerjes me gërshërë, qepjen në makinë dhe ndërtimin e patronit hap pas hapi nën mentorimin e drejtpërdrejtë të stilistëve tanë kryesorë.

  • Klasa me numër të kufizuar për vëmendje maksimale
  • Materiale praktike dhe pako patronesh të përfshira
  • Çertifikatë zyrtare dhe orientim për hapjen e butikut
Rezervo Konsultë në WhatsApp

Stilistet që Krijojnë me Patronet Tona

Nga vajza që qepin me pasion në shtëpi, te butiqe me linja të tëra prodhimi në Europë dhe SHBA.

★★★★★

"Patronet në 10 masa më kursyen me javë të tëra pune. Për butikun tim në Gjermani, klientet mbeten pa fjalë nga saktësia e belit dhe e supeve!"

EL
Elona L.
Zotëruese Butiku, Frankfurt
★★★★★

"Libri i stilimit dhe formula e pjesëtimit me 4 janë thesari më i vyer në tavolinën time të punës. Prerja më merr vetëm pak minuta tani."

AK
Arbëresha K.
Stiliste Online, Prishtinë
★★★★★

"Kam nisur kursin online nga New Yorku. Përkushtimi i Esi-Aria Academy më dha kurajon të krijoj linjën time të parë të fustaneve të mbrëmjes."

MB
Miriam B.
Krijuese Mode, New York
Produkti u shtua me sukses!